Kryeministri Edi Rama ka “thumbuar” ministren e Transportit dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Rama njoftoi marrëveshjet që do të firmosen mes dy ministrave në këtë fushë.

Rama iu drejtua ministre së tij, Balluku, por më pas ja hoqi fjalën asaj, dhe ja kaloi fillimisht fjalën ministres kosovare.

Balluku: Si e kemi radhën?
Rama: Këtu radhën e zgjidhni vetë se besoj që kur flas unë… jo nuk do ia marrësh sepse i takon, e kemi ndryshu, Albini ua jep fjalën të parëve atyre që kanë ardhur nga Shqipëria unë atyre që kemi gjetur këtu në Prishtinë, kështu që mos u nxito t’ia marrësh fjalën koleges, se tregon atë që kemi thënë gjithmonë, sa më shumë gra aq më mirë për vendin po aq keq për gratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb