TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kreun e PD-së Lulzim Basha pas deklaratave të tij tek Unaza ku bëri thirrje qytetarëve të dalin nesër në protestë dhe t’iu bashkohen studentëve duke akuzuar për afera të dyshimta maxhorancën. Rama i përmend ashensorin e pallatit, për të cilin bashkia e Tiranës tha se e ka zaptuar.

“Artist ç’janë këta që ankohen pse ke zaptuar ashensorin e pallatit? Po si mund të ngjitesh e të zbresësh ti me të tjerë, kur në zbritje s’të ka dalë ende gjumi, ndërsa në ngjitje të ka marrë krejt gjumi! Ti shyqyr e bëre PD si ashensorin, jo më të lirosh ashensorin?Ta harrojnë?”, shkruan Rama.

Rama Tw
Rama Tw

Bashkia e Tiranës, në një deklaratë për mediat më herët akuzoi kryetarin e PD-së Lulzim Basha se ka zaptuar ashensorin e pallatit ku jeton.

“Me këtë rast i bëjmë thirrje Lulzim Bashës të lirojë ashensorin e pallatit ku banon-gjithashtu hapësirë e përbashkët e të gjithë banorëve të pallatit që ai ka zaptuar ilegalisht me qëllim që të ngjitet me ashensor personal në pallatin me shtesë të paligjshme me pamje nga liqeni artificial”, deklaronte Bashkia e Tiranës.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb