Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrin për rindërtimin, Arben Ahmetaj ishin sot në familjen Qordja, për t’;i dhënë çelësat e banesave.

Mes të tjerash Rama ka ironizuar deklaratën e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila nga Vora, një ditë më parë i kërkoi qytetarëve të strehuar në banesa pas dëmtimeve nga tërmeti të mos dalin nga shtëpitë.

Rama tha nga Farka se qytetarët janë të zgjuar duke ironizuar se ata nuk do e hanë karremin e Monikës për të rënë në tiganin e saj.

Pjesë nga biseda

Rama: Shyqyr që nuk keni pasur konflikte sherre. E mbajmë llafin ne socialistët që thoni se gënjejmë. Ti e paske shtëpinë më të madhe apo je demokrati më i madh

Banori: Jo nuk jam demokrati më i madh jemi iccik më shumë ne

Rama: Disa i kanë pasur dokumentet, disa jo se kështu i lanë këta të PD-së, çorap.

Veliaj: Kishin vajtur disa politikanë në Vorë i thonin mos dilni nga shtëpia. I thoshte rri rreziko jetën dhe vidh lekët e shtetit

Rama: Kush ishte, këta?

Veliaj: Jo nuk ishte PD ishte një parti tjetër, Monika me këta

Rama: Në këtë pikë i dashur ne socialistët dhe ju demokratët kemi të njëjtin hall me këta të tiganit. Këtu na bashkon halli. O ju, o ne na qepen me tigan në dorë dhe thonë duam peshk. Ky është halli i përbashkët që do ta zgjidhim besoj. Ky është helmi i përditshëm, zhurma, çorodia, nëpër kanale, nëpër portale, por njerëzit nuk janë budallenj. Fatkeqësia e këtyre më e madhe është se i dinë njerëzit budallenj, por nuk i hanë këto lloj karremash për të përfunduar në tiganin e Monikës. Po nejse mos ta prishim tani. Po mirë ishte sa po mos me na marrë sysh kjo pjesë.

Po ashtu Kryeministri shkëmbeu batuta me qytetarët që morën në dorë çelësat e banesës, ndërsa mori disa sekonda për të kthyer maskën në anën e duhur, pasi e kishte vënë mbrapsht.

“Pse nuk thoni që e kam maskën mbrapsht unë, e paskam kthyer PS me kokë poshtë”, u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb