PERMET

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij me banorët e Përmetit nuk kurseu edhe akuzat për opozitën, e cila ka paralajmëruar protesta të përshkallëzuara pas dorëzimit të mandateve. Rama shtoi në fjalën e tij se sulmet e opozitës për korrupsionin janë të pavend në një kohë që bashkëpunonin me trafikantët e fshatit Lazarat.

“Po i këputëm të gjithë pemët e kalbura në xhunglën e një drejtësie që i ka marrë shpirtin shqiptarëve për 30 vjet. Ne po luftojmë korrupsionin si askush më parë, thua se këta erdhën nga hëna dhe korrupsionin e sollëm ne. Ne e kemi luftuar fenomenin e kanabisit sikur erdhën nga hëna dhe jo sikur ishin bërë njish me minjtë në Lazarat.

Ishim dje në një qendër shëndetësore komplet të rindërtuar në Lunxhëri e cila më përpara ishte shpellë. Një grua tha atje: Shkonim për t’u shëruar sëmureshim më keq”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: