TIRANE- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me disa foto për shërbimet e reja shëndetësore në spitalin e Shkodrës.

Përmes këtij postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Qeverisë thotë se ditën e sotme do të jetë në Shkodër, për të përuruar repartin e ri të reanimacionit pranë kardiologjisë, “rindërtuar nga themelet sipas standardeve më të mira bashkëkohore”.

Ndonëse ndalet tek disa nga investimet në shëndetësi, kryeministri Rama thotë se ka ende shumë punë për të bërë në këtë sektor.

“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto të 4 shërbimeve të reja shëndetësore të ndërtuara për herë të parë pas 25 vjetësh në spitalin Rajonal të Shkodrës: Koronarografia, kimioterapia, protezat ortopedike dhe reparti i rezonancës magnetike në shërbimin e imazherisë.
Sot në Shkodër përurojmë edhe repartin e ri të reanimacionit pranë kardiologjisë, rindërtuar nga themelet sipas standardeve më të mira bashkëkohore.
Shumë është bërë për shërbimin shëndetësor dhe ende më shumë mbetet për t’u bërë në rrugën e vështirë të rilindjes së shëndetësisë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara #PërShqipërinëQëDuam ?? ?? me #Shtet ?#Punë ? #Mirëqenie ? dhe me#PartinëSocialiste ?”, shkruan kryeministri Rama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: