Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Tiranë, kryeministri Edi Rama shkëmbeu edhe disa batuta me Ministrin e Diasporës dhe kandidatit për deputet, Pandeli Majko.

Rama tha se nëse fiton mandatin e tretë dhe vihet në jetë projekti për Teatrin Kombëtar, kandidatët për Tiranën në zgjedhjet e ardhshme do të do të prezantohen në sheshin e Teatrit Kombëtar.

Po ashtu Rama konfirmoi se figurat e njohura në zgjedhjet e ardhshme do të vihen edhe më tej në vijën e zjarrit, duke marrë si shembull Majkon, që sipas tij do jetë në vendin e 20.

“Jam i bindur që kur Pandi të jetë i 20 në zgjedhjet e tjera do flasë për Teatrin e ri Kombëtar njësoj siç foli për stadiumin sot. Pas katër vitesh këtë organizim do ta bëjmë tek Teatri Kombëtar. Shpresoj që Elisës mos t’i mbetet hatri që përmend numrin 19”, tha Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb