Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me ministren e Shëndetësisë, sqaroi se sot në Shqipëri kanë mbërritur 975 vaksina, duke treguar kështu edhe numrin e saktë të dozave që kanë ardhur në vendin tonë.

“Shifra me të cilën nisim sot është 900…saktësisht 975 sot. Ndërkohë që javën e tretë të janarit vijnë 10 mijë e 750 doza nga Pfizer. Ndërkohë presim edhe 2 mijë doza të tjera nga i njejti vend mik, por për momentin kjo është doza e saktë. Do vijmë edhe ne në momentin që të kemi më shumë vaksina do i ndajmë edhe me Kosovën”,- tha Rama.

Ndërsa ministrja Manastirliu tha se vaksinimi do të nisë me mjekët dhe infermierët e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2.

“Vaksinat do t’i marrin të parët mjekë dhe infermierë të Covid 1, 2 3 apo 4. Sot do të nisim me mjekët dhe infermirët e Covid 1 dhe 2, janë rreth 1 mijë mjekë dhe infermierë”, sqaroi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: