TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka treguar të vërtetën mbi takimin që ka zhvilluar në një familje në Bulqizë disa ditë më parë, ku mori në krahë të voglin e shtëpisë. Vetëm disa çaste pasi kryeministri mori në krahë djalin e vogël, ia dha atë së ëmës, dhe kaq mjaftoi për të pasur komente të ndryshme në media, dhe jo vetëm.
Kritikët e kryeministrit thanë se ai e largoi fëmijën, pasi i kishte këpucët me baltë, dhe i bëri pis xhaketën.
Por kryeministri Rama e cilësoi manipulim këtë reagim.
Teksa ka treguar të vërtetën në “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Rama tha se situata ishte krejt ndryshe. Kryeministri tregon se në atë moment i ka thënë nënës së djalit të vogël, se ai në këtë rast ngjan me Zahon.
Për shumë të tjerë ky është teatër. Për shembull rasti i atij fëmijës së vogël….
Një tjetër manipulim i pandershëm në fakt, sepse e vërteta është krejt ndryshe. Unë e mora në krah atë djalin dhe ai donte të shkonte të e ëma. Dhe unë i thashë ti qenke si Zaho se sa e marrin në krahë të tjerë kërkon të shkojë te mami.
Po ju e pastruat xhaketën…
Po normal që do ta pastroja baltën. Më tha ajo gruaja do ju bëjë me baltë. Dhe unë i thashë s’ka problem. Por ky është një moment shumë i vogël, por domethënës. Dhe kur e bëni këtë manipulim me një detaj kaq të vogël, imagjino çfarë bëni me çështje të mëdha.
(el.sp/BalkanWeb)