TIRANE

Në fjalën e tij në seancë plenare, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje marrëveshjen e majit 2017, me Lulzim Bashën, ndërsa rrëfeu edhe procedurën e ndjekur asokohe nga Presidenti Bujar Nishani për shtyrjen me një javë të datës së zgjedhjeve.

“Dy vjet më parë paraardhësi i Metës na e kërkoi me shkrim e firma në një shkresë dakordësinë për shtyrjen me një javë brenda afatit kushtetues, e cila u krye vetëm pasi shkoi letra te presidenti. Sepse e vërteta duhet thënë edhe kur s’na vjen përmbarë. Nishani nuk e interpretonte kushtetutën sipas dëshirave të partisë, megjithë deklaratat skandaloze, asnjëherë s’ia vuri firmën e tij në dispozicion të axhendës politike. U desh të bëhej president Ilir Meta që të kujtojmë sot për mirë Bujar Nishani, që jo vetëm fjalët ti marrë era po edhe firmat të ikin sipas erës.” U shoreh Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit në parlament:

Isha kundër e nuk lëviza, sepse isha i bindur e jam edhe më i bindur se kur politikanët i lejojnë vetes shkelje të tilla, humbet populli dhe shkleja kthehet në një rregull të zakonshëm. Nëse do e kisha pranuar atë shkelje para dy vjetësh sot përsëritja as që do diskutohej si një e drejtë e cdo pale politike kundër të drejtës së sovranit për të zgjedhur. Politikanët nuk janë as mbi kushtetutën, as mbi ligjin e as mbi shtetin. Kurrë s’mund, e unë sa të jem këtu kurrë s’do e pranoj që ata, politikanët, partitë e tyre ta kthejnë detyrimin për t’u zgjedhur në të drejtën e tyre për të vendosur se kur populli munde e  kur s’mundet që t’i zgjedhë.


Ndërsa presidenti s’ka të drejtë të vendosë asgjë. Zero , vec asaj që i thotë kushtetuta e tregon kodi zgjedhor. Dy vjet më parë paraardhësi i Metës na e kërkoi me shkrim e firma në një shkresë dakordësinë për shtyrjen me një javë brenda afatit kushtetues, e cila u krye vetëm pasi shkoi letra te presidenti. Sepse e vërteta duhet thënë edhe kur s’na vjen përmbarë. Nishani nuk e interpretonte kushtetutën sipas dëshirave të partisë, Asnjëherë s’ia vuri firmën e tij në dispozicion të axhendës politike. U desh të bëhej President Ilir Meta që të kujtojmë sot për mirë Bujar Nishanin, që jo vetëm fjalët t’i marrë era po edhe firmat të ikin sipas erës. Gjithë filozofët grekë janë rrotulluar në varret e tyre kur iu ka ardh fjalë për këtë kategori. Është vërtet ta shtangësh historinë. Kështu vijmë te pyetja kryesore. Pse Ilir Meta bëri këtë ndërhyrje të hatashme, kërcënim për logjikën njerëzore. E bëri fiks në ditën kur SHBA dënoi publikisht dhunën, bojkotin e kërcënimet për pengim. Duke treguar me gisht dy persona. E zhbëri firmën e tij si të ishte një mbetje kafeje për tu shtypur me gisht për të parë të ardhmen në fund të filxhanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb