Kryeministri Edi Rama i siguroi besimtarët myslimane se ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë tashmë do të vijojë i papenguar, për të bërë realitet ëndrrën e tyre për të pasur Xhaminë e Madhe në kryeqytet.
Gjatë një takimi me përfaqësues të Komunitetit Mysliman, kryeministri i dorëzoi kreut të Komunitetit lejen e ndërtimit të Xhamisë, duke theksuar se “sot i çelet rruga një projekti që nuk është pallat me xhami, por një xhami pa pallat”.(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb