Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka kërkuar të ndërpritet seanca plenarë në Kuvend pas largimit të kryeministrit Edi Rama nga seanca.

Deputeti Boçi u shpreh se kjo nuk është seancë, por hartim i shkollës së mesme.

“Ndërpriteni seancën deri në momentin që do të vijë kryeministri. Gallatë me tre çështje të rëndësishme, për interpelancën duhet të jetë me patjetër kryeministri. Si mund të vazhdojë kjo seancë false, një show? Unë kam pyetjet, jap argumentet e mi dhe ai përgjigjet. Ka 5 javë që e pret parlamenti dhe publiku shqiptar. Parashkrimi i tij ishte thjesht një frymëzim personal, jo një ligjërate me vlera por një hartim i shkollës së mesme. Nëse doni ta quani seancë. Kjo nuk është seancë. Thirreni kryeministrin pasi ka munguar disa kohë dhe të përgjigjët këtu. Ne debatin me atë e kemi, ndaj ndërpriteni. Ulsi nuk e zëvendëson dot”, Luçiano Boçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: