TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka thënë se në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë edhe për studentët, të cilët mund të pyesin dhe të shprehin problemet e tyre të cilat do marrin përgjigje dhe zgjidhje.

Duke folur gjatë aktivitetit për ‘Bashkëqeverisjen me qytetarët’, kreu i qeverisë Edi Rama tha se një dritare të veçantë për studentët do ketë edhe në faqen e Ministrisë së Arsimit në facebook.

“Pata një përmbytje të telefonit javën e kaluar nga studentët, por megjithëse e kemi çuar në sekretaritë e studentëve, përsëri ka shumë pyetje. Në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë për studentët, të cilët mund të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje për pakënaqësitë që kanë.  Te Shqipëriaqëduam.al, aty do të shfaqet rubrika ‘Jamstudent’. Edhe Ministria e Arsimit do çelë në Facebook një dritare për të gjitha pyetjet që shqetësojnë studentët lidhur me tarifat apo për cdo paqartësi që kanë”- tha Rama.

Kujtojmë se një pjesë e studentëve vijojnë bojkotin dhe ngujimin në fakultete në shenjë proteste, ndërsa kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave të tyre përfshirë edhe anulimin e ligjit për arsimin e lartë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb