ELBASAN– Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij qeveritar po zhvillojnë sot një takim për bashkëqeverisjen me qytetarët e Elbasanit.

Pasi dëgjoi një mësuese që tregonte se si kishte zgjidhur një problem të sajin me konsullatën në Itali përmes platformës së bashkëqeverisjes, Rama ftoi ministrin Ditmir Bushati që të fliste për këtë çështje. Kreu i qeverisë mes të tjerash nuk nguroi që t’i jepte ‘urdhër’ Bushatit, që ky i fundit të ngrihej në këmbë dhe të fliste para popullit.

“Me moskuptimin nga fundi i sallën, kush nuk reziston dot në këmbë, të gjejë ku të ulet. Kush nuk duron si unë, të gjejë një vend diku jashtë të ulet. Me platformën ‘Shqipëriaqëduam’, janë ofruar shumë shërbime, edhe ato konsullore. Ndaj për këtë mund ta na flasë ministri. Fjala është për ty, duhet të ngriheni në këmbë dhe të flisni para popullit, (I drejtohet Bushatit)”.

Mes të tjerash kryeministri u ndal edhe tek heqja e vulës apostile nga Greqia.

“Çdo vit 6.7 mln euro nga puna dhe gjaku i emigrantëve në Greqi shkonin për dokumente. Por falë dialogut dhe këmbënguljes tonë dhe ministrit, në një proces shumë të vështirë, ne arritëm që këto euro ti ruanim. Kjo vulë ishte për çdo vit një barrë prej 6.7 milion euro nga puna dhe gjaku i emigrantëve dhe tani do të kursehen. Ne këtë e arritëm pas një procesi shumë të gjatë bisedimesh. Hoqëm 6.7 milion euro nga arka e burokracisë greke, dhe i vendosëm në arkën e xhepave të shqiptarëve”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: