TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët e krishterë por edhe të gjithë shqiptarët në faqen e tij zyrtare të Facebook, nëpërmjet një kartoline ku shfaqet me një vajzë të vogël, të cilën e mban në krah. “Gëzuar Krishtlindjen!”, është urimi i thjeshtë dhe domethënës i kreut të qeverisë.

Ndërsa nuk ka munguar edhe mesazhi shpresëdhënës nga kreu i qeverisë. “Kjo është një festë ku kremtojmë gëzimin e jetës, forcën e dashurisë, solidaritetin me njëri-tjetrin, besimplotë se e ardhmja do jetë edhe më e mirë se sot. Gëzuar!”, ka uruar kryeministri Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb