Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur të urojë gjithë shqiptarët për një ditë sa më të mbarë me pamje të sheshpushimit të ri në Kalanë e Gjirokastrës, e cila është vizituar deri në fund të korrikut nga 6700 turistë më shumë se një vit më parë.

“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të sheshpushimit të ri në Kalanë e Gjirokastrës, vizituar deri më 31 korrik të këtij viti nga 6700 turistë më shumë se një vit më parë ?”,- shkruan Rama.
ramaa

21105766_10155094428676523_3728153960252411717_n

21150213_10155094428611523_7792659382416997760_n

21125758_10155094428506523_644645653076132054_o

21125784_10155094428521523_8107585543381366293_o
Por mes shumë komentuesish që e falenderojnë dhe vlerësojnë punën e bërë në këtë kala, ka edhe nga ata që ngenë shqetësime të tjera. Një qytetar i thotë të bëjë më shumë për ushtrinë, pasi shtetet e tjera rreth nesh po armatosen. Ndërsa një tjetër qytetare, nënë e tre fëmijëve i ankohet për problemet e saj, të cilat nuk janë zgjidhur, për shkak se ligji, sipas saj, nuk zbatohet. Gruaja në fjalë i kërkon ndër të tjera kreut të qeverisë t’i kthejë përgjigje.

Komenti 1: Bej dicka per ushtrin beje detyrim ushtrin dhe ver dor ne armatim se shtetet rreth nesh po armatosen
foto 1
Komenti 2: KALAJA ZOTI Kryeminister esht shum e bukur po ligji nuk esht vetem per nje njeri qe I heqin buken e femive po ligji duhet te jet per te gjith njesoj se in jam nje men e 3 femive dhe kam ardhur nga greqia kam 7 vjet qe merem me shtetin dhe nuk me jepnin zgjidhje policin e kisha 24 ore non stop dhe zbenin asgje sepse hanin para. I kam par vet me sy. Jo te me that njeri po nje kantin jasht qendres lejohet apo hiqet se…Me ktheni nje pergjigje zoti kryeminister
foto 2
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb