Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-deputeti i PD Tritan Shehu akuzon kryeministrin Edi Rama për vaksina kontrabandë dhe me pikatore. Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit, Shehu thotë se nuk ka asnjë vend të BE, asnjë vend i “Origjinës së sigurt”, Kompani serioze farmaceutike etj, që të sjellë qoftë edhe një dozë pa e deklaruar publikisht.

Ai i rikujton që Brukseli i paralajmërone qeveritë e vendeve BE për rrezikun e mos respektimit të rregullave e ligjeve të sigurisë dhe i kërkon të bëjë publike“Programin e Vaksinimit”, së paku deri në arritjen e vaksinimit të 75% të popullsisë, që do të thotë rreth 2,4 milionë banorë ose rreth 5,5 m doza.

POSTIMI I PLOTË
Rama, vaksina “kontrabandë” dhe me “pikatore”:
1- Deklaron se do të sjellë 360 mijë doza te AstraZeneca, por në mënyrë ilegale, pra “Kontrabandë”, ose si thotë ai “nga një vend mik…por ilegal”!

Nuk ka asnjë vend të BE, asnjë vend i “Origjinës së sigurt”, Kompani serioze farmaceutike etj, që të sjellë qoftë edhe një dozë pa e deklaruar publikisht.
“Fake Vaccine Covid”, thuhet qartë tashmë zyrtarisht!
Le të lexoje si i paralajmëron Brukseli edhe qeveritë e vendeve BE për rrezikun e mos respektimit të rregullave e ligjeve të sigurisë.

Ai duhet të kuptojë se çështja e sigurimit të vaksinave për popullsinë është një çështje serioze më shumë se “siguria medikamentoze”, dhe e “sigurisë kombëtare”, që kërkon transparencë, jo personale!

2- Në vend që të teatrojë me disa numra të pa konsiderueshëm vaksinash, të bëjë publike “Programin e Vaksinimit”, së paku deri në arritjen e vaksinimit të 75 % të popullsisë, që do të thotë rreth 2,4 milionë banorë ose rreth 5,5 m doza.

Vendet europiane do ta realizojnë këtë objektiv këtë brenda verës së këtij viti.
Serbia e mbyll në fillim të verës.
Kryeministrat e atyre vendeve kanë shpallur programet e vaksinimit, origjinën e vaksinave dhe ritmet e tyre.

BE po kërkon dhe tonin për të na ndihmuar, por as këtë nuk e disponojmë…!
Prandaj në vend që të vazhdojë me propagandë e akuza ndaj Brukselit, duhet te kishte punuar muaj më parë për të siguruar vaksinat e të na deklaronte sot neve edhe BE-së programin.

Ndërsa tashti së paku të bashkëpunojë me transparencë e seriozitet, brenda ligjit, për të korrigjuar sado pak dëmin e madh që i ka krijuar vendit me pa përgjegjshmërinë.

Me një qeveri serioze, dislokim të fondeve përkatëse krejt të disponueshme, transparencë të plotë, ne duhet të realizojmë vaksinimin e popullsisë deri në fund të këtij viti…
…jo në dekadat që vijnë sipas “Programit të Ramës”!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb