TIRANE – Kryeministri Edi Rama i pranishëm sot në një aktivitet me Policinë e Shtetit, i bëri thirrje Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu, t’u shkojë pas “të fortëve” për t’i çuar para drejtësisë.

Kreu i qeverisë tha se nuk duhet të presim ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të flaës për arrestimet e mëdha.

“Autoritetet tona nuk duhet ta kenë problem sa herë një i fortë del nga shpia. I forti ta ketë problem policinë sa herë del nga shtëpia. Të fortët të maten mirë kur hedhin hapin e hapin gojën. T’i duken restorantet, bizneset, rruga, dhe i huaj. Nuk dua që të vijë Ambasada Amerikane të thotë që Klement Balili nuk është kapur akoma. Policia s’duhet të ketë frikë as nga të fortët që shesin p*rdhë me makinat e tyre, e deri te ata që presin një pemë.

Unë e di që po përpiqeni për të kapur Klement Balilin apo për çdo zvarranik tjetër të botës së krimit, por ne nuk kemi më luksin të pritet qoftë edhe një pemë, nuk kemi luksin që Llogaraja të mbushet me inerte.

Ju dhe policia e shtetit s’duhet të lini gur pa luajtur që kriminelët të shkojnë përpara drejtësisë, dhe jo të bëni replika.

Krimi sot merr një frymë plus për shkak të kësaj politike e barbarie mediatike, duke goditur Policinë e Shtetit. Kjo për Policinë do të thotë t’ja marrim frymën krimit si kurrë më parë. Është shumë e vogël Shqipëria për të mbajtur në gjirin e vet emra të famshëmish nga bota e krimit. Për meritën tuaj, disa prej atyre janë brenda dhe uroj që drejtësia të bëjë gjënë e duhur për ta,” tha Rama.

BalkanWeb

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb