Deputeti Gazment Bardhi nëpërmjet një statusi në Facebook nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Më 21 Korrik 2022, Edi Rama vendosi që Policia Ushtarake të mos mbrojë më objektet ushtarake por duhet të mbrojë Ministrin e Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë civilë të Ministrisë së Mbrojtjes. Kundërshtimi i opozitës edhe në këtë rast nuk u dëgjua dhe ligji u miratua me forcën e kartonit në Parlament”, shkruan Bardhi.

Referuar incidenteve të fundit të ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh dhe në Poliçan, Bardhi thotë se kjo tregon rikthimin e vëmendjes tek ky ndryshim ligjor i paargumentuar dhe i beftë.

Statusi:

Më 21 Korrik 2022, Edi Rama vendosi që Policia Ushtarake të mos mbrojë më objektet ushtarake por duhet të mbrojë Ministrin e Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë civilë të Ministrisë së Mbrojtjes. Kundërshtimi i opozitës edhe në këtë rast nuk u dëgjua dhe ligji u miratua me forcën e kartonit në Parlament.

Ngjarjet identike brenda 24 orëve, ku shtetas të huaj (rus, ukranias dhe çekë) janë futur brenda objekteve ushtarake, duke cenuar sigurinë dhe në një rast duke rrezikuar edhe jetën e ushtarakëve shqiptarë, e bëjnë të domosdoshëm rikthimin e vëmendjes tek ky ndryshim ligjor i paargumentuar dhe i beftë.

E ndërsa autoritetet përgjegjëse kanë detyrimin të sqarojnë dhe bëjnë transparencë të plotë për rrethanat e ngjarjes në Gramsh dhe Poliçan, duke përfshirë edhe performacën e institucioneve shqiptare të inteligjencës dhe sigurisë kombëtare, Presidenti i Republikës ka detyrimin institucional të thërrasë me urgjencë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të vlerësuar nivelin e sigurisë në objektet ushtarake të shtetit shqiptar.

Cenimi i sigurisë në objektet ushtarake vendos seriozisht në rrezik sigurinë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s. Nëse ky rrezik vjen edhe nga vendimmarrjet e gabura politike, siç është ulja e nivelit të ruajtjes në këto objekte, padyshim që duhet të ketë përgjegjësi politike. Objektet ushtarake të shtetit shqiptar nuk mund të trajtohen si “han pa porta”, siç në fakt Edi Rama ka kthyer shtetin dhe institucionet publike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb