TIRANË- Kryeministri Edi Rama menjëherë pas miratimit në Kuvend të ligjit të vettingut, me të cilin nis zbatimi i reformës në drejtësi, tha se ky është ligji i duhur për të inkriminuarit që e kanë çuar drejtësinë në drejtim të paditur. Rama tha se mazhoranca e priti opozitën deri në momentin e fundit, por ajo sipas tij, bëri atë që di të bëjë më mirë, të bëjë sikur do.

“Sot kasta e të inkrimuinuarve në drejtësi e ka marrë mesazhin e qartë, shqiptarët moën konfirimim të vullnetit të patundur të kësaj shumice për ti dhënë vendit drejtësinë e mohuar për kaq vite, për ti dhënë fund një historie të turpshe që ka njollosur Shqipërinë, të drejtësisë së kthyer në mall që shitet e blihet. Sot miratuam ligjin bazë të një ngehine të tërë ligjesh duke i hapur rrugë fillimit të zbatimit të reformës në drejtësi. Nuk do kemi sukses në këtë proces që do kërkojë vite po qe se nga ngrehina që shembëm me votën e ndryshimeve kushtetuese t’i transferojmë të gjithë në pallatin e ri të drejtësisë. Ata që do transferohen në godinën e re do jenë ata që do kalojnë procesin e skanimit që nga kapacitetet profesionale, integriteti, pasuria e tyre”,- tha Rama.

Sipas tij, ligji i vettingut është “ligji themelor që e kemi kërkuar me këmbëngulje, garanton reformë të thellë, cilësore dhe të qendrueshme në kohë. Është drejtimi i duhur pë ata që e kanë çuar drejtësinë në drejtim të paditur”.

Ndërsa në lidhje me mungesën e votës opozitare për ligjin e vettingut Rama tha: “Nuk e di nëse ka mbetur në këtë vend dikush që mundet të vazhdojë të besojë në shprehjet e vullnetit të kësaj opozite për të mbrojtur kushtetutën, nëse ka mbetur njeri që beson se kjo është opozitë që kërkon të reformojë drjetësinë. Ka vend për të thënë se kjo shumicë i kishte votat por priti opozitën deri në fund, pranoi të negociaonte dhe të modifikonte bashkë me opozitën pa shkelur vijat e kuqe të përcaktuara në procesin e ndryshimeve kushtetuese. Ishim deri në fund të gatshëm për të bërë çdo gjë për të afruar palët, ata bëjnë sikur duan dhe tregojë që nuk duan”
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: