Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë me takime intensive.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se pas takimit 30-minutësh në seli me drejtuesit e PS në qarqe, kryeministri Rama po zhvillon një takime me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca.

Siç mëson gazetari Gjençaj, në takimin me Ramën janë edhe të gjitha autoritetet vartëse të Ministrisë së Bujqësisë. Takimi po zhvillohet te “Vila 30”, në kryeqytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb