Kryeministri Edi Rama, pas vizitës në Ankara, është nisur ditën e sotme drejt Budapestit për një tjetër vizitë zyrtare.

Siç mësohet nga burime pranë kryeministrisë, në fokus të takimeve do të jetë integrimi europian i vendit dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve. Ndërkohë ditën e nesërme, Rama do të jetë për një tjetër vizitë në Bullgari.

Kreu i qeverisë do të rikthehet në Tiranë ditën e mërkurë, para seancës plenare ku pritet të votohet edhe shkarkimi i presidentit Ilir Meta.

“????Budapest – Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur?”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: