Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga gruaja, Linda Rama dhe djali i tij i vogël, Zaho ndodhet në Vatikan për vizitë. Ai është pritur  nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku . Në shkëmbimet e para të fjalëve, Rama i ka dhuruar Atit të Shenjtë disa dhurata simbolike, ku përfshiheshin disa ikona, dorëshkrime të At Gjergj Fishtës si edhe një letër e këtij të fundit.

Më herët ata kanë takuar nga afër Kardinalin Ernest Troshani dhe të tjerë personazhe të rëndësishme të Selisë së Shenjtë. Ka qenë Kardinali ai që ka nisur fjalën i pari në këtë ceremoni, ndërsa uroi që të gjithë shqiptarët të bekohen nga një rreze nga qielli dhe një varg engjëjsh.

Sot shënojnë 30 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, Vatikanit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i bashkohet një ceremonie në kuadër të kësaj dite që po mbahet në Romë, bashkë me familjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: