KAVAJË

Kryeministri Edi Rama, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali kanë qenë të pranishëm në ndërtimin e një kompleksi të madh në Kavajë, ku pritet të ndërtohen 7 pallate.

Rama në fjalën e tij tha se po punohet me një shpejtësi sa më të madhe, që pallatet të mund të ndërtohen dhe që shumë shpejt edhe familjarët të strehohen aty.

Edhe kryetari i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali deklaroi se ky projekt po përpiqet të bëhet sa më shpejt në kohë, duke shtuar se nq qytetin e Kavajës janë bërë një sërë projektesh të rëndësishme.

Edi Rama: të gjithë ata që janë në pritje për të hyrë në apartament, e kanë të vështirë ta kuptojnë se është çështje projekte komplekse dhe duan kohë. Ne do përpiqemi t’i bëjmë sa më shpejt apartamentet, që familjarët të hyjnë sa më shpejt nëpër banesa.

Redjan Krali: Kavaja vijon me projekte të tjera. Lagjja Camëria po rregullohet. Ne po punojmë maksimalisht për të ndërtuar sa më shpejt kompleksin me pallatet, që edhe qytetarët të hyjnë sa më shpejt nëpër apartamente.

Postimi në “Facebook” i kryeministrit Edi Rama:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

RINDËRTOJMË ? BASHKË

?Kavajë – Në kantierin e madh të Rindërtimit, ku do të ndërtohet kompleksi që përbehet nga 7 pallate banimi me 300 apartamente e do të ngrihen 100 njësi shërbimi nga themelet me standardet më të larta dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme, nga rrjeti rrugor, rrjetet inxhinierike të furnizimit dhe çdo detaj tjetër për zonën e re zhvillimore pas tërmetit të 26 nëntorit 2019☀️???

#KAVAJAqëDUAM❤️

#PërShqipërinëqëDuam??

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb