TIRANE– Në fjalimin e tij të parë pasi PS-ja korri një fitore të bindshme, kreu i të majtëve, Edi Rama nuk nguroi të kujtonte edhe djalin e tij të vogël, Zahon.

Mes falënderimeve dhe mirënjohës për nënën dhe bashkëshorten e tij, Lindën, kryeministri Rama tha se që nuk do e mbajë këtë fushatë është Zaho. Mes të tjerash kreu i qeverisë tha se i biri do jetë krenar për vendin ku rritet.

“Ylli më i madh i kësaj fushate të suksesshme ka qenë shpirti i skuadrës. Angazhimi i të gjithëve është puna në grup. Po ju them; nuk ju kam parë kurrë më skuadër se këtë herë dhe kjo më mbush me besimin se mandati është më i vështiri që mund të kishim, ditët më të mira për Shqipërinë janë përpara nesh. Zaho, që s’do mbaj mend asgjë nga kjo fushatë, jo se është shumë i vogël, por sepse është në një çati ku nuk shikohen lajme dhe nuk flitet kurrë në prani të tij për politikën, do krenohet kur të rritet me ato fitore që do bëjmë me për Shqipërinë ne këto 4 vitet e ardhshme. Rrofshi të gjithë ju këtu, rrofshi ju të gjithë këtu që na ndiqni, demokratë dhe socialist, na keni votuar apo jo, rroftë partia Socialiste e Shqipërisë. Rroftë Shqipëria. Duke ju falënderuar para se të largohem, nesër në orën 08:00 të mëngjesit mbledhje shtabi (Qesh)”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: