TIRANE

Gjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për votimin e shkarkimit të Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm, kryeministri Edi Rama ka zbardhur letrën e refuzimit të Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme.  Rama u shpreh se refuzimi nuk ka asnjë referencë në Kushtetutë.

Kushtetua ja ka përcaktuar të 12 kompetencat presidentit dhe nuk figurojne kompetencat e refuzimit të kryeministrit dhe të ministrave që gëzojnë besimin e kryeministrit. Nëse do ekzistonte një kompetencë e tillë, nuk ka diskutim që paraardhësi i Metës do e kishte zbuluar. Nishani e firmosi atë ministër me duart e lidhura nga Kushtetuta. Sepse Kushtetuta ua ka thënë qartë se nuk mund të ushtrojnë kompetencë tjetër. Kushtetuta nuk i njeh presidentit as shprehimisht dhe as me nënkuptim, por Meta ka referuar një letër pa asnjë referencë ligjore. Ja letra që më ka mbërritur të shtunën mbrëma:

“Lënda: Kthim përgjigje mbi propozimin e emërimit të Zotit Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.Zoti Kryeministër, në përgjigje të shkresës suaj numër 494 datë 27.10.2018, lënda: “Propozim për emërim ministri”, nëpërmjet të cilës Zoti Sandër Lleshaj i propozohet Presidentit të Republikës për t’u emëruar Ministër i Brendshëm, dëshiroj t’ju bëj me dije se:Presidenti i Republikës, në cilësinë edhe të Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në mbështetje të Kushtetutës, nuk krijoi bindjen e plotë për t’i dhënë besimin e tij kandidaturës së Zotit Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm.” ( Në mbështetje të Kushtetutës, por se ku është mbështetja, këtu nuk thuhet.) “Në këto kushte, Presidenti i Republikës, nuk mund t’i përgjigjet pozitivisht, propozimit tuaj për emërimin e Zotit Sandër Lleshaj në detyrën e Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Me respekt Ilir Meta.” vijoi Rama

Pra presidenti nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin ministrit. Keqkuptimi është se unë nuk i kam besuar kandidat për ministër, por i kam çuar dekretin për një ministër dhe jo për një kandidat. Presidenti nuk ka të drejtë ka refuzojë, por ta dekretojë.

Nuk kam asnjë objeksion se përse për Sandër Lleshin u kërkuan letra pastërtie si për asnjë ministër në historinë e republikës, në adresa të pa shkelura nga postieri i Presidencës. Mos është kjo pastërti kaq skënderbegase që e shqetëson Ilir Metën. Gjendja e dëshpëruar e opozitës dhe humbja e plotë e qetësisë e shqetëson me plotë të drejtë Presidentin. Për Lleshin asnjë vetë kinoshqupi nuk prodhoi ndonjë video, audio, apo ndonjë llaf goje, nuk janë pak si fillim i mbarë.”– tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: