ATHINË

Kryeministri Edi Rama njofotn se sapo ka mbërritur në Athinë, pas vizitës dyditore në Turqi. Rama shkruan në “Twitter” se do të zhvillojë një drekë pune me homologun e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Në mesazhin e tij, Rama thekson se do të diskutojë me kryeministrin Mitsotakis mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid-19, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19;forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve;bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb