Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar bisedën me ekspertët e Komitetit Teknik për testimet.

Rama thotë qartë se në përditësimin që jep MSH për statistikat e testimeve, nuk numërohen testet që kryhen në një ditë në privat, përveçse ato që janë pozitive.

Pra sipas Ramës, numri i testeve i përgjithshëm që i jepet publikut është vetëm ai në institucionet publike.

Ai gjithashtu ka folur edhe për testet e shpejta, dhe thotë se ato nuk janë në Shqipëri pasi e ka parë të arsyeshme Komiteti Teknik i Ekspertëve të ketë vetëm teste PCR, por testet e shpejta do hyjnë së shpejti në proces.

‘’Dua t’ju informoj. Pata një bisedë me ekspertët e komitetit teknik. Dhe është e nevojshme të dini se ne nuk i numërojmë testet që bëhen në privat, përveçse pozitivet, në rastet e pozitivitetit, kjo përfshihet nga statistikat e përditësuara. Numri i testeve i përgjithshëm që i jepet publiku është vetëm ai në institucionet publike. Nuk kemi teste të shpejta. Joo sepse nuk i gjenim dot, por sepse është parë e arsyeshme nga ekspertët që të ketë vetëm PCR. Testet e shpejta do hyjnë së shpejti. Një pjesë e vendeve të tjera, një pjesë e testeve të deklaruara janë të shpejta. ‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb