Gjatë fjalës së tij në një aktivitet të PS në Vlorë, kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën lidhur me akuzat mbi menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Kryeministri Rama tha se opozita po tmerron njerëzit, duke thënë se nuk ka vende në spitale. Mes të tjerash, ai lexoi mesazhin e një personaliteti të njohur, të cilit nuk ia zbuloi emrin, që i kishte thënë se kishte fjetur rehat, pasi kryeministri publikoi pamjet nga spitalet Covid.

“Më në fund fjeta rehat, kur pashë pamjet reale, se isha i tmerruar se nuk ka një shtrat për mua nëse do më duhet”, më shkruante tha Rama, ndërsa vijoi se “Kjo është opozita. Është për të ardhur keq për derdimenët që i ndjekin dhe i besojnë. Urrejtja, mllefi, zilia, dëshpërimi kanë avancuar përtej çdo limit në shpirtin dhe në mendjen e kësaj opozite. Flasin për teste, e çmendën miletin, ndërkohë që sot askush nuk i përgjigjet pyetjes se pse vendet që bëjnë më shumë teste nuk e kanë ndaluar armikun e padukshëm”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb