TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që të mbështesin zërin e Shqipërisë në EuroSong, Elhaida Danin.

Në një status në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Rama ka hedhur këngën “I’m Alive” që Elhaida do të na përfaqësojë në EuroSong, ndërkohë të martën do të jetë edhe nata e parë ku pjesëmarrësit do të ngjiten në skenë.

“http://t.co/GRFIxvfuVg @elhaidadani93, zëri i Shqipërisë që ka ndezur vigjiljen e EuroSong, le t’i japim gjithë mbështetjen tonë ‪#‎ForcaElhaida”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Një ditë më parë, këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ka bërë provën e saj të dytë gjenerale përpara se të ngjitet të martën në skenën e Eurosong Contest 2015.

Elhaida Dani, që do të këndojë në Eurovizion këtë të marte, e 14-ta në radhë, ka shkëlqyer me notën e saj në provat e dyta.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: