VLORA

Kryeministri Edi Rama një ditë pasi konfirmoi se do të jetë sërish në Vlorë si kandidat për deputet ka zhvilluar dy mbledhje në qytetin bregdetar.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për Balkan Web se në cilësinë e kryetarit të PS, Rama ka mbledhur drejtorët dhe asamblenë e PS në këtë qytet.

Ditën e djeshme Rama hodhi poshtë zërat se mund të shkonte në Durrës meqënëse u zgjodh dhe drejtues politik i këtij qarku. Por Rama do të jetë sërish në Vlorë, ashtu si në 2013 dhe 2017 për të fituar një mandat të 3-të deputeti në këtë qark.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb