TIRANË – “Ndihma simbolike” dhe “propagandë boshe antiqeveri” i ka cilësuar Kryeministri Rama sot, aksionet e fundit politike të Partisë Demokratike në Vlorë dhe në Fier.

“Përshëndetje për çdo ndihmë simbolike që PD-ja po jep para kamerave dhe neveri për vazhdimin e avazit vulgar të propagandës boshe antiqeveri! – shkruan ai në Fb. – Çdo strukturë përgjegjëse e shtetit është pranë njerëzve në nevojë për ndihmë dhe qeveria s’është më trupa e cirkut të vjetër me përmbytjet!”

Rama i është referuar ndihmës prej 200 pakosh me ushqime, që PD-ja ka shpërndarë në Vlorë për të përmbyturit me pretendimin se atje nuk funksionon asnjë shtab emergjence si dhe për deklaratat që ka dhënë kreu i PD-së, Lulzim Basha, nga fshatrat e Fierit e Vlorës, që ka vizituar sot.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb