TIRANË-Kur je person publik dhe tepër popullor i shpëton gjobës doemos.

Kështu thotë një qytetar teksa na dërgon këto foto në redaksinë e BalkanWeb, ku sipas tij, djali në foto është personazhi i ‘Portokalli’, ‘Ramadan Kafsha’, aktori i njohur Ledio Lako. Aktori ka parkuar të enjten pasdite, rreth orës 19:00 makinën e tij në një rrugicë pranë pedonales, shumë pranë godinës së parlamentit, në një zonë ku nuk lejohet parkimi. Ledio Lako hyri ne nje dyqan telefoni por kur pa policine doli menjehere. “Çfarë do bëni, do me gjobisni 30 mijë lek?’ tha dhe qeshi. Aq me humor foli aktori sa dhe policet qeshën dhe i thanë të mos vonohej por të lëvizte automjetin. Ja ku duket dhe bashkëbisedimi i ‘Ramadanit’ me ‘çunat’ e Rrugores që pas bashkëbisedimit, vendosin mos ta gjobisin aktorin, i cili largohet qetësisht.

Qytetari që ka realizuar fotot shprehet se, nëse do të kishte qenë ai me atë makinë, e sigurt që policët do ia kishin faturuar gjobën.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb