Kastrioti mori 3 pikë ndaj Egnatias, duke fituar 2-1. Për mikrofonat e Gol pas Goli pas ndeshjes foli Zekerija Ramadani, trajneri i ekipit nga Rrogozhina. Ai shprehet se e dinte që do ishte një takim i vështirë, teksa nuk lë pa përmendur edhe episodin para sfidës, kur u godit futbollisti Augusto nga krutanët, ndërsa zbulon se është ofenduar edhe nga “timonieri” i rivalëve.

 

Ne e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, një fushë e vështirë për t’u luajtur. E kishim analizuar kundërshtarin dhe arritëm të bënim shumë gjëra pozitive. Ishim në avantazh, edhe kur u barazuam kishin shans për të kaluar sërish në avantazh me penalltinë. Penalltinë e humbet ai që guxon ta godasë dhe jo ai që nuk godet.

Kastrioti na shënoi dy gola me goditje standarte. Në këtë humbje ndikoi edhe presioni i madh që kishim para ndeshjes pasi lojtari jonë Pedro pësoi disa gërvishtje, ndërsa jam ofenduar dhe sharë nga fjalë të rënda nga kolegu im madje më tha që nuk jam as shqiptar. I dhashë vetëm një buzëqeshje pasi nuk jam në nivelin e tij. Është një gjest i shëmtuar nga ana e tij pasi unë jam shqiptar dhe nuk e bëj një gjë të tillë, as kur humbasë” – tha  ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb