TIRANË

Presidenca i është përgjigjur sërish sulmeve ndaj Presidentit të Republikës Ilir Meta. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi shkruan se Ramaforma ka thirrur në ndihmë dhe Taku Çmendarakun duke iu referuar avokatit Spartak Ngjela, duke e akuzuar si spiun që shitet për disident.

Sipas tij, për çdo zar të kryezarit dhe kryeoligarkut ka vetëm një përgjigje: Referendumi i 25 prillit, për të cilin thotë se është dita e ndarjes me këtë racë.

POSTIMI I PLOTË
Në mungesë të personaliteteve të jurisprudencës, që e njohin Kushtetutën, ligjin dhe autoritetin e Komisionit të Venecias, Ramaforma ka thirrur në ndihmë edhe Taku Çmendarakun, të nominuarin për çmimin “Guinness”, si i vetmi jurist që nuk ka fituar një gjyq në jetën dhe karrierën e tij!
Nuk ja ka vlejtur asnjëherë një përgjigje për Taku Çmendarakun, të vetëshpallur “Avokat të FBI”, por për të dhe për të gjithë sivllezërit e tij, skllevër të partisë-shtet, që vranë Nako Spirun për llogari të Jugosllavisë, për këdo spiun burgu që shitet për disident, për çdo gjakprishur, për çdo kone-lehës, për çdo shpirtshitur, për çdo përshesh-ngrënës dhe sharës me pagesë dhe për çdo zar të Kryezarit dhe Kryeoligarkut, ka vetëm një përgjigje:
Referendumi i 25 prillit është dita e ndarjes me racën tuaj, që për interesa të armiqve të kombit, kërkon të marrë peng Shqipërinë.
Më 25 prill 2021, Shqipëria do jetë e shqiptarëve dhe jo më e oligarkëve dhe e mafies ndërkombëtare.
SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR! 🇦🇱

Tedi Fb
Tedi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: