Ferdinand Samarxhi “Mjeshtër i Madh”/ HISTORI LËNDIMI SHPIRTËROR

Një pandemi, një virus Covid-19, edhe pse me përmasa ultra mikroskopike, gjunjëzon vendet, popujt, shtetet, gjithë botën. Paradoks, fuqi potenciale që ndoshta armët bërthamore, fuqia e tyre nuk do ta pushtonin të gjithë botën, sado me përmasa të mëdha që mund të ishin. Mbarë njerëzimi përjeton një lëndim të madh shpirtëror.

Në rrugëtimin e saj, historia tregon se ngjarje të tilla në hershmëri të kohëve kanë ndodhur dhe janë shoqëruar edhe me ndodhi të mëdha, shpirtërore të njerëzimit.

2020, pandemi e gjatë, histori që rrallë ndodh. Si kudo, në botë dhe në Shqipëri, rëndim i thellë shpirtëror, humbje privilegjesh, të vlerave e të kuptimit të jetës. Optimizmi për jetën u deziluzionua. Njerëzit në psikozë, të mbyllur, në dëshpërim përmendin Zotin dhe e duan më pranë. Besimtarë të krishterë, myslimanë në festat e tyre: Pashkë, Sulltan Nevruz, Bajram, ftojnë më shumë Zotin, më thellë në zemrat e tyre, përmendin dhe kërkojnë shpresë tek Ai. Iu drejtuan Perëndisë, besimtarët e krishterë, edhe pse jo në faltoret e Tij, u lutën nga shtëpia që ngjallja e Krishtit, si ngjallja e Tij, si hyj, bir perëndie, ngjallje e jetës të ishte për ta ngjallje shprese, optimizmi, që jeta si ngjallje triumfon…

VITE ATEIZMI. VITE TË ERRËTA. VITE SHPIRTËRORE, TË MBYLLURA

Shqiptarët në zemrat e tyre përjetojnë për një kohë të gjatë besim të mbyllur. Zoti për ta është i ndaluar. Nuk mund ta përmendësh. Më keq akoma, po ta thërrasësh, t’i drejtohesh. Prapa hekurave do të gjendesh para skuadrës së pushkatimit po ta pohoje.

Vetëm Zoti ngjallte shpresë. Dhe një ditë të bukur të prologut të artë të demokracisë, kur tokën e namun, të djegur shqiptare e flladitën era të ngrohta të demokracisë. Zoti u ringjall në Shqipëri. Zoti kishte ardh ndër shqiptarët. Zëri i Zotit, Muhamedin dhe i Altarit të Shenjtë tashmë buçiste fuqishëm, jo vetëm në faltore, por dhe në eter, kudo në të gjitha vatrat shqiptare.

Shqiptarët tashmë ishin të lirë ta besonin, t’i drejtoheshin, t’i luteshin, jo vetëm në faltore, por të jetonin kudo bashkë me të.

HISTORI E PËRSËRITUR. PANDEMI, RAMAZAN I MBYLLUR, PËRJETIMI I TIJ

Kur lutjet dhe adhurimet e besimtarëve kulmojnë, kur të gjithë me devocion të thellë shpirtëror prej 11 muajsh të tërë kërkojnë dhe presin të jenë më pranë krijuesit të gjithësisë, ngjarje e paperceptuar, Covid-19 do të bëjë që, ashtu si dje, që patën faltoret dhe s’luteshin dot tek ato, të luten të mbyllur në shtëpitë e tyre si vende të Zotit. Tani lutjet e tyre më të sinqerta, më të thella shpirtërore.

Veneracioni i tyre më i devotshëm. Më thellë depërton në zemrat e tyre të pastra zëri i Zotit.

 

ORGANIZIMI I RAMAZANIT DHE I BAJRAMIT NË PANDEMI

Ngjarje e shumëpritur. Ramazani i Shenjtë. Zjarr i madh i dashurisë së besimtarëve për krijuesin e gjithësisë. Dashuri e pakufishme e Allahut për njeriun, krijesën e tij, ekzistencë e qenies së tij hyjnore, mëkëmbësit të tij në tokë, në hapësirën kozmike. Pa dyshim, ka nxitur institucionin e drejtimit të rrugës së besimit, Komunitetin Mysliman Shqiptar, drejtuesin e tij, hirësinë e tij, Haxhi Bujar Spahiu, që ky muaj, universitet i pafund i filozofisë së dashurisë, të krijuesit për njeriun dhe i njeriut për të, të menaxhojë me mjaft përkushtim, përgjegjësi fetare kombëtare të kryerjes sa me më shumë devotshmëri dhe përkushtim këtë muaj të Zotit, që lutjet dhe adhurimet i dedikohen vetëm atij.

Fillim paraprak. Përgjegjësi pune. Drejtime. Udhëzime koseguente fetare. Zbatim, gërshetim urdhëresash shtetërore, fetare, lutje, falje, protokolle sociale për të gjithë besimtarët. Ndërgjegjësim. Muaj adhurimi, sakrifice njerëzore. Përkushtim më i madh, dashuri më e sinqertë, adhurim më i devotshëm, lutje më e thellë zemre dhe shpirti. Pranim më i madh i tyre te Zoti. Ramazan i pranuar, lartësim dhe integritet i shenjtë njerëzor.

Në të njëjtën rrugë, në të njëjtën dritë, në të njëjtin përkushtim, përcjell Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, besimtarëve myslimanë, bektashianë, alevianë të më shumë se 31 vendeve të botës: Ramazan në pandemi, përkushtim i madh, devocion i thellë shpirtëror.

NË TË GJITHË VENDIN, BAJRAM NË PANDEMI. FALTORE ME PROTOKOLL SOCIAL

Xhamia e Kokonozit, faltore e vjetër tradicionale besimi. Ceremoni e shenjtë e faljes së Fiter Bajramit në pandemi. Protokoll social, distancim. Mesazh drite, shprese, optimizmi. Kryetari i KMSH-së, hirësia e tij e naltë, Haxhi Bujar Spahiu, drejtuar të gjithë besimtarëve myslimanë të vendit dhe gjithë kombit tonë.

Muaji që lamë pas na ka rizgjuar ndjenja dhe virtyte të larta, duke na ndriçuar ndërgjegjen dhe lartësuar shpirtin. Sot ndahemi nga një mik shumë i vyer dhe i shtrenjtë, ndahemi nga muaji i Bekuar i Ramazanit, muaji i Kuranit, lutjeve, mirësive, bujarisë dhe dashurisë hyjnore.

 

“Lutjet, adhurimet, sakrificat dhe ripërtëritja shpirtërore që përjetuam gjatë Ramazanit na forcojnë e na motivojnë ta shohim festën e Fitër Bajramit si ditën e shpresave të reja, si ditën e të kujtuarit dhe solidaritetit me njëri-tjetrin, si ditën e ripërtëritjes së vëllazërisë, miqësisë e dashurisë për njeriun. Ditët e Bajramit janë ditë paqeje, janë ditë gëzimi të përbashkëta me familjen, me të afërmit, fqinjët, shokët dhe të gjithë njerëzit kudo në botë. Kur besimtari është në paqe me Zotin, ai është në paqe me veten e tij dhe rrjedhimisht me të gjithë ata që e rrethojnë”.

Një falje e shenjtë, një lutje e sinqertë, një adhurim i dedikuar ditës së madhe të Bajramit, ditës së lavdërueshme të Zotit nga xhamia e Kokonozit, personifikim udhëzimi dhe falje hyjnore për të gjithë vendin, për të gjithë kombin, kudo që ndodhet, brenda dhe në trojet e tij.

Mesazh drite përcjell,në mikrofonin e RTSH-së, kryetari i KMSH-së, hirësia e tij e naltë, Haxhi Bujar Spahiu, për ditën e Bajramit: paqe, dashuri, reflektim për të gjithë njerëzit, për t’u bërë më të devotshëm, më të denjë, më të lartësuar si besimtarë, më me integritet të lartë njerëzor në shoqërinë e sotme europiane, ku ndodhemi dhe jetojmë.

Dita e Bajramit, ditë e afrimit me Zotin, ditë shprese, përcjell në mikrofonin e RTSH-së për të gjithë bashkëkombësit, për të gjithë besimtarët myslimanë, bektashianë, alevianë të ndodhur anekënd botës, Kryegjyshi Botëror, shenjtëria e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, le të na bëjë që paqja dhe dashuria të mbretërojnë në zemrat tona, të na ndriçojë shpirtin, që të jemi pjesëtarë të denjë të vendit, shoqërisë, të gjithë galilesë së madhe të kombeve.

24 maj 2020. Bajram në pandemi. Kryetari i KMSH-së, Hirësia e tij e Naltë,
H. Bujar Spahiu: Sakrificë, reflektim, paqe, mirësi kudo në zemrat tona

RAMAZAN NË PANDEMI, FILOZOFI E QENIES NJERËZORE NË INTEGRIM

Në Ramazan, muaji që gatuhet më shumë se kurdoherë, dashuria e njeriut për Krijuesin e Gjithësisë, edhe pse këtë vit besimtarët nuk shkuan dot në faltore, nuk dëgjuan Ezanin që t’i ftonte ata t’i drejtoheshin Zotit në shtëpinë e Tij, dashuria e njerëzve për të më shumë u rrit. Njerëzit iu drejtuan Zotit me lutje më të sinqerta, më të thella nga zemra. Edhe pse nuk u falën të gjithë së bashku, mirësia e tyre qe e pamat. Në këtë muaj, në dhimbje dhe lëndime, dashuria për Krijuesin u rrit më shumë, u bë më hyjnore.

Devotshmëria e besimtarit, e njeriut, në këtë kohë, si një qenie e denjë njerëzore, shkoi drejt absolutizimit, si një qenie jo vetëm individuale, por edhe shoqërore. Në këtë dhimbje të madhe lëndimi shpirtëror të pandemisë, besimtari, njeriu, si qenie e ekzistencës hyjnore, kuptoi se nuk mund të jetojë si një individ i veçantë, me një botëkuptim të tij, individualist, me prirje sado të pakta materialiste, por si një qenie me integritet, në një bashkësi shoqërore, me realitetin ku jeton. Deviza e qenies njerëzore në këtë muaj është më pranë se kurdoherë tjetër ekzistencës hyjnore dhe të qenies së tij si krijesë në tokë.

Ky muaj në pandemi ofroi dhe përçoi te të gjitha qeniet njerëzore një besim, adhurim të devotshëm ndaj Krijuesit, përçues dhe bashkëjetues me vlerat njerëzore. Qenia njerëzore, në këtë muaj pandemie, u predispozua për t’u lartësuar gjithnjë e më shumë. Në këtë kohë pandemie, në këtë luftë, besimtari ndjeu se nuk mund të jetojë më me instinktet egoiste. Në këtë kohë lindi dhe u gatua një forcë shpirtërore, që gjalloi vlera morale të besimit, të njeriut, të qenies njerëzore, në përsosmëri. Njeriu u bë pjesëmarrës i vlerave të njësuara në ekzistencën e qytetërimit të sotëm.

Humanizmi në këtë kohë u shfaq si një doktrinë e dashurisë, e ndjenjave njerëzore. Në këtë kohë u shfaq më shumë se kurdoherë dashuria e njeriut për njeriut, e qenies njerëzore për qenien njerëzore. Në këtë kohë u ndje dhe u shfaq më shumë se asnjëherë tjetër dhimbja për dhimbje, vuajtja për vuajtjen. Dashuri u bë varfëria për më të skamurit, për më të lënit mënjanë të kësaj botë, për më të pashpresët. Solidariteti njerëzor bashkëjetoi me to. Në këtë kohë pandemie u shfaq më mirë se kurdoherë prania për më të varfrin në pasuri. Krijuesi i Gjithësisë, siç e ka vendosur dashurinë për qenien e Tij njerëzore në këtë kohë të ndjeshme, u sprovua që i kamuri, tanimë, jeton edhe për një qenie tjetër njerëzore, asnjë njeri s’duhet të jetë i pangrënë.

Pandemia përçoi te të gjithë njerëzit që besojnë në Zot se humanizmi është vullneti i Zotit për ta, i njerëzve për njëri-tjetrin. Kur besimi është i madh te Zoti, forca e besimit respektohet te njëri-tjetri. Njeriu përsoset, humanizmi bëhet pjesë e jetës së tij, e mendimit, e vizionit të ardhshëm humanist. Njerëzit në këtë kohë jetuan me forcën e vullnetit që ushqeu muaji i Ramazanit. Kudo, në këtë muaj, në këtë kohë pandemie, u ringjallën ndjenjat e mëshirës në zemrat e më të kamurve, e më të pasurve. Pandemia, Ramazani i saj, përveç ekzistencës së pakufishme hyjnore, solli midis besimtarëve, njerëzve, qenies njerëzore, respektin që u shfaq si virtyt në devocion.

Njerëzit, në këtë Ramazan, në këtë pandemi, krahas të gjitha obligimeve për t’u lartësuar, për të rritur integritetin sa më të lartë njerëzor, mësuan se ashtu siç dëshirojnë të jenë të falur, duhet edhe të falin të tjerët. Në këto ditë, vetia njerëzore, në psikozën e lëndimeve shpirtërore arriti përsosmërinë më të lartë të natyrës njerëzore.

Realiteti i sotëm i shoqërisë njerëzore bëri që në këtë kohë njerëzit të humbnin disa nga tiparet ekzistenciale të jetës. Njeriu që beson nuk mund ta pranojë, sadopak, humbjen e vlerave të ekzistencës njerëzore. Adhurimi në sakrificë për ekzistencën hyjnore çoi në këto kohë në lindjen dhe ringjalljen e vlerave të reja, më shumë nga ata,që i humbin këto tipare e vlera. Në këtë muaj u shfaq më shumë se çdo herë tjetër ndjesia më e spikatur e një zemre në besim.

Kudo, besimtari, njeriu, qenia njerëzore, këto ditë, në këtë kohë, u ushqye nga një ndjenjë e veçantë, që predispozoi gjithnjë e më shumë devotshmërinë e tij si një qenie në integrim. Në këtë muaj, mbjellja e dashurisë si koncept filozofik mundi urrejtjen e lindur prej meksinjitetit. Megjithëse në kushte pandemie, në këtë muaj, besimtari, njeriu, kuptoi që Zotin e do sa më pranë, më thellë në zemër, që lutjet, adhurimet, janë parësore tek ai, e bëjnë atë më të vullnetshëm, më të devotshëm, më të ndërgjegjshëm, që. krahas dashurisë për Zotin, Krijues të qenies së Tij njerëzore, të jetojë në koherencë, me të gjitha besimet e tjera. Si pjesëtar i shoqërisë myslimane, pjesa më e madhe e shoqërisë së sotme shqiptare, kuptoi që kohët kërkojnë tek ai që jo vetëm të lutet, të falet, por të prevalojë vlera për komunitetin ku jeton, për shoqërinë e sotme, në të cilën ndodhet.

RAMAZANI, VIZION I PROJEKTIT “GËZUAR KOMBI YNË MUAJIN E BEKUAR RAMAZAN”.

Kur agu i lirisë nisi të flladiste tokën tonë amtare në një ditë të bukur të prologut të artë të demokracisë, në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar, zëri i Zotit, altarit të shenjtë, do të kumbonte fuqishëm, tej faltoreve, në eter, në të gjitha vatrat tona, kudo ku ndodheshin dhe jetonin shqiptarët.

Ishte ky zë, ky himn dhe simfoni që do të thërriste të gjithë shqiptarët se Zoti që patën ëndërruar, kërkuar dhe lutur fshehurazi, tashmë ishte ringjallur, kur ende monizmi përpëlitej, me agoninë e tij. Drita e lirisë tashmë ndriçonte, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë, kudo ku kombi ynë jetonte në trojet e tij.

Muaji i Ramazanit, si prolog në fillimet e demokracisë i thirri në simfoni bashkëkombësit pranë Zotit. Zoti kishte ardhur, liria e besimit ishte mes nesh.

“Gëzuar Kombi ynë Muajin e Bekuar Ramazan”, po ndriçonte mendjet dhe nisi të bashkonte në Zotin nën një zë të gjithë shqiptarët, jo vetëm brenda vendit, por edhe në trojet e tjera shqiptare.

Ramazani, ky projekt, ringjalli tek ata që në fillimet e para të demokracisë besimin mbi çdo gjë. Zoti mbi gjithçka. Zotin që i priu me besim dhe i udhëhoqi ata në beteja, në luftëra, për të ruajtur vatanin, kombin, identitetin e tij. Programet e filmuara, të realizuara në të gjitha trevat historike të kombit tonë, si në: Manastir, Prizren, Prishtinë, Rrëzhaj, Podgoricë, Ulqin, Tivar, Tetovë, Shkup, Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Sarandë, Vlorë etj., me liderë të besimit, rektorë, dekanë, profesorë, historianë, teologë, kujtuan dhe ndriçuan më tej historinë e kombit tonë. Edhe kur vihej në pikëpyetje ekzistenca e identitetit të tij, edhe kur u përgjakën, besimin kurrë nuk e humbën.

Vetëm Zotin patën dritë, patën ndihmë, patën shpresë, patën udhëheqës, patën mburojë. Zotin e mitizuan me idealin kombëtar, me flamurin e tij. Ashtu si dje, besimi tek Ai, i udhëhoqi shqiptarët për liri, dritë, independencë dhe të gjithë së bashku, myslimanë e të krishterë, shkruan historinë e luftërave të paepura për liri. Sot, Zoti i udhëheq të gjithë, pa dallim besimi. Islami, si dje, që luajti një rol të rëndësishëm në zbulimin e shkencave, të Kimisë, Algjebrës, Gjeometrisë, në kohën e Kalifatit Arab Spanjoll, këto programe motivojnë edhe përcjellin sot besimin, islamin, me të gjitha besimet e tjera, në ecjen në koherencë, me zhvillimet e shkencave të sotme.

Islami, besimtari, pjesëtar i shoqërisë së sotme myslimane shqiptare, si qenie shoqërore në integrim, ecën dhe prevalon vlera, si pjesëtar aktiv në shoqërinë e sotme postmoderne, me një integritet të lartë njerëzor, drejt shoqërisë së sotme europiane, ashtu si të gjithë besimet, gjithë vendet dhe shtetet, ku ndodhet edhe Shqipëria.

Prej vitesh, ky program ka bashkuar dhe vazhdon të ndriçojë si një program mbarëkombëtar, të transmetohet në gjithë kanalet televizive shtetërore dhe private për të gjitha vatrat shqiptare: “RTSH”-Shqipëri, “RTK1”-Kosovë, “RTV”-Mali Zi, “MTV2”- Maqedoni, Radio Televiz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb