Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zbardhur detaje nga takimi me homologun e tij të SHBA-ve, Jeo Biden.

Putin theksoi se ka disa çështje për të cilat dy zyrtarët e lartë nuk ranë dakord. Sipas tij ai ka rënë dakord me Biden që ambasadorët të kthehen në poste.

“Ka disa çështje për të cilat nuk kemi rënë dakord. Ramë dakord që ambasadorët të kthehen në poste. Nuk ka patur armiqësi por kemi diferencë pozicionesh.”, tha Putin.

Presidenti rus theksoi se dy liderët kishin diskutuar gjithashtu për Ukrainën që ndoshta të bashkohej me aleancën e NATO-s.

I pyetur mbi udhëheqësin e ndaluar të opozitës Alexei Navalny, Putini bëri thirrje për mbulim të paanshëm mbi incidentin. “Ky person e dinte që po shkelte ligjin ekzistues në Rusi dhe ai është një shkelës i përsëritur”, tha Putin. “Ai e dinte mirë se ishte në kërkim, por megjithatë u kthye në Rusi dhe ai qëllimisht donte të arrestohej”, -vijoi presidenti rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb