Alfred Lela dhe Alfred Peza kanë komentuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 marrëveshjen për Reformën Zgjedhore si dhe deklaratën e sotme të Bashës nga Elbasani.

Lela thotë se tashmë opozita u fut në sistemin e vjetër që braktisi më shumë se një vit më parë ndërkohë identifikimi biometrik apo dhe kërkesat e plotësuara në tryezën për Zgjedhoren duhet të njihen si arritje të opozitës. Në fund marrëveshja për Zgjedhoren Lelës i duket një paqe dhe armëpushim mazhorancë- opozitë.

 

DEBATI NË REAL STORY

ALFRED LELA: Opozita u rifut në sistem. Këtu bashkohem me Pezën se u fut në sistemin e vjetër, hyri në atë nga doli. Këtu opozita ka bërë faull.

Paqe dhe armëpushim. Stacion me armëpushim, stacion paqeje. Kur je në sistem se ke mundësi të ndryshosh, nuk e ndryshon del jashtë, më pas kthehesh prap, tani.

Identifikimi biometrik e të tjera duhet t’ia njohim si arritje dhe presion. Dalja u bë për zgjedhje dhe po shkojmë drejt një përmirësimi të mbrojtjes së zgjedhjeve.

Lajmi i keq është që ajo që u duk, pra opozita prezantoi prej 3 vitesh, Republika e Re, sistemi i ri, prodhoi vetëm një rivazhdim deri në 2025 jemi në tranzicion. Këto data arbitrare i thotë Rama, jo se i vendos ai. Kemi dhe një realtitet të ri opozita kalimtare apo joreale. Kemi dhe ata që u futën në sistem që u futën prej vrimave që lanë të vjetrit. Tani duan sistem të ri, duan të ndryshojnë sistemin.

 

Nga ana tjetër sekretari për marrëdhëniet me shoqërinë civile dhe mediat në PS, Alfred Lela ëshët shprehur se rifutja e opozitës në sistem është fitore në vetvete dhe këtë e vërteton edhe deklarata e sotme e Bashës në Elbasan ‘’Me votë do e rrëzojmë Ramën’’.

ALFRED PEZA: Përveç se u rikthye në sistem. Ka të bëjë dhe me thelbin e ofertës. Kur doli në rrugë opozita tha se do përmbysë Ramën, dhe do vijë në pushtet me revolucion. Kurse sot Basha iu përgjigj një qytetari se do e rrëzojmë Ramën me votë. Pra kjo është një fitore në vetvete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb