Një ditë pasi Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor që do të hetojë shkeljet e Presidentit, Ilir Meta me zhdekretimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh, u diskutua në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 pikërisht kjo temë. A do shkarkohet Presidenti dhe a është kjo e drejtë?

Një panel me gazetarë dhe politikanë hodhën mendimet e tyre në lidhje me rastin.

Një mendim ndryshe që ngjall polemika dha në studio deputeti i grupit demokrat, Halit Valteri. Ai paralajmëroi kryeministrin Rama se s’mund të bëjë marrëveshje me Bashën e Kryemadhin. Po ashtu, Valteri u shpreh se Ramën e detyruan të hynte në votimet e 30 qershorit.

“Opozita kot bën, Rama rrëzohet në Parlament atje ku e kanë vendin…Po ju them se çdo marrëveshje që bëhet me Bashën dhe Kryemadhin është në dëm të shqiptarëve. Ta harrojë Rama që bën marrëveshje me Kryemadhin e Bashën…Ramën e kapën prej veshi e futën në zgjedhje, ta harrojë që mund të na anashkalojë neve opozitën brenda Parlamentit”,- tha Valteri.

Gazetari Artistir Lumezi u shpreh se: “Gjithë kjo lëvizja brenda Parlamentit ka krijuar një lloj kakofonie tek qytetarët. Kjo është një çështje për të cilën duhet të flasin juristët, por ka jurisët të PS dhe PD që flasin sipas interesit të tyre. Unë dhe publiku donim të denim mëse ka Kushtetuta nen të sajin që lejon zhdekretimin?

Në përgjigje deputeti i PS-së, Adnor Shameti tha: ‘Për 4 vite sovrani ia delegon kompetencat e veta Parlamentit pasi e zgjedh atë. Presidenti i Republikës s’mund të dalë mbi sovranin. Ajo që ai bëri ishte një shkelje flagrante e Kushtetutës. Është e pakonceptueshme që ai të shpërndajë edhe parlamentin siç përflitet. Në Kushtetutë thuhet që ai dekreton datën e zgjedhjeve dhe nuk mundet ta zhdekretojë. Po të shkonim me logjikën e ndjekur nga ai i bie që mund të zhdekretonte edhe Kushtetutën”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb