Në emisionin ‘Open’ në News24 Oerd Bylykbashi, u shpreh i qartë se protesta ishte një nga komponentët kryesorë dhe hapi i parë i rëndësishëm kundër regjimit të Ramës.

Ndërkohë, analisti Redi Shehu u shpreh se nga 9 shtatori në Partinë Demokratike ka ndodhur ngjarja më rëndë që nga themeli i saj.

Pjesë nga biseda në studio:

“Para 9 shtatorit ka pasur protesta edhe më të mëdha dhe u tha Edi Rama ra, por Edi Rama nuk ra. Nuk e rrëzon dot nga bulevardi. Nga 9 shtatori deri tani ka ndodhur ngjarja më e rëndë e PD që nga themeli i saj. PD ka kaluar në traumë…Mitingu është i post traumës dhe jo i fitores… Kështu u tregua…”, tha analisti Shehu.

Klevis Balliu: Ishte vetëm hapi i parë.

Redi Shehu: Mitin e Bulevardit të mos e marrin si referencë sepse nuk tregon homogjeninë.

Bylykbashi: Është një nga komponentët

Redi Shehu: Termi armik e nxjerr jashtë proceseve demokratike PD-në.

Bylykbashi: Ata që u mblodhën në atë shesh besuan tek kauzat që ngriti PD. Kjo është gjëja , ka filluar këtu. Mënyra oligarkike e qeverisjes është formë e qeverisjes. Nga ata që sot quhen oligarkë dikur nuk guxonin të shkelnin në zyrën time. Historia e inceneratorëve është e pamundur të ndodhë, por të mos kesh mafien nga brenda.

A rrëzohet Edi Rama me protesta, ky është thelbi?

Bylykbashi: Protestat thyejnë vetratën e Edi Ramës, ata njerëz që mbushën sheshin, ajo që kemi synim këtë herë është që me protesta, denoncime, ofertën tonë t’i ndryshojmë jetesën qytetarëve”, tha ai.

Zheji: Boll me luftën brendshme, shikoni përpara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb