Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në News24 ka folur mbi ndërhyrjen e paprecedentë të IKMT-së në ambientet e Prestige Resort ditën e sotme.

Lubonja deklaroi se Ramës duke iu dukur vetja i fuqishëm dhe të tjerët si miza mund të ofendohet nga një fjalë e vetme, dhe sipas tij ajo që ka ndodhur me siguri është se media nuk i treguar atij realitetin e qeverisjes.

Sipas tij në qeverisjen e mëparshme a pasur një pluralizëm oligarkik, ndërsa tani “Rama i ka të gjithë me vete”.

“Këtij njeriu duke iu dukur vetja i fuqishëm dhe të tjerët miza mund të ofendohet nga një fjalë e vetme. Një gjë që ka ndodhur me siguri është ajo që nuk i tregojnë realitetin e qeverisjes. Mbylli AGON Channel dhe pagoi mbi 100 milionë euro. Ka ndodhur një gjë për mua. Kam thënë që përpara ishim në një sistem pluralizmi oligarkik, kjo mbante një ekuilibër. Ndërsa sot ka ndodhur që ky do t’i ketë të gjithë me vete, kush nuk është në rresht del jashtë”, u shpreh Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb