Në një intervistë në News24, Edi Paloka komentoi shembjen e paligjshme të ‘Pretige Resort’. Gjatë intervistës Paloka tha se është hakmarrje e qartë e kryeministrit Edi Rama.

“Nuk prisja reagim tjetër nga Rama. E kam bërë të qartë se Rama nuk po fshihet më. Ai nuk tenton as t’i fshehë aktet kriminale të tij. Nuk është thjesht çështje biznesi që edhe ky është një krim për të gjitha faktet që janë thënë deri tani . Një krim ndaj shqiptarëve sepse këto janë pasoja që i vuajnë shqiptarët dhe uroj që pronari ta zgjidhë çështjen në Gjykatat ndërkombëtare. Ndaj Prestige ishte një hakmarrje e hapur dhe Rama kërkon ta bëjë të qartë për këdo”, tha ai.

Gjithashtu deputeti Paloka tha se BalkanWeb, Panorama Neës24 , janë më profesionale dhe më me pa ndikim jo se përjashtoj mediat e tjera, por disa kanë mbajtur edhe qëndrime,

“Rama kërkon edhe opozitën edhe politikën, me kokë ulur dhe të nënshtruara. Hakmarrja është absurde. Rama kërkon që gjithkush në këtë vend t’i nënshtrohet dhe ata që nuk i nënshtrohen dihet si përfundojnë. Ai dha një paralajmërim, ulni kokën dhe nëse do të ulte kokën nuk do të ndodhte ajo që ndodhi. Por është për tu vlerësuar që ju nuk pranuat të ulnit kokën. Ky lloj monstre është mësuar me metoda të tilla. Ai synon të sundojë jo si kryeministër i zgjedhur me vota të shqiptarëve por si sulltan mizor dhe gjakpirës dhe nuk e fsheh fare.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb