Në takimin e “Ballkanit të Hapur” nuk ka munguar edhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili ka dhënë mesazhin e tij me “Skype”, teksa në tryezën e diskutimit në Tiranë ishin kryeministrat Edi Rama e Zoran Zaev, dhe Presidenti Aleksandër Vuçiç.

Por, teksa kryeministri Rama po prezantonte Komisionerin Varhelyi për t’i dhënë fjalën, atij i thyhet një gotë. Teksa komisioneri Varhelyi nis të qeshë, Rama e komenton thyerjen e gotës, duke thënë se “U thye një gotë, në traditën tonë syri i keq sa mori një goditje, pa mundur të marrë veten”, ndërsa vijoi më tej se “Më duhet t’ia kaloj fjalën një miku të madh.

I them mik i madh se ka bërë gjithçka që BE të ishte e pranishme, duke ndihmuar njerëzit tanë me vaksinat. PO kështu, ai ka qenë shumë në ndihmë në përcaktimet e korridoreve dhe zonave të gjelbra. Oliver, jeni miku më i mirë i neve në Bruksel”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb