BRITANI E MADHE


Në prill të vitit 2020 pritët të dalë në kinëmatë botërore filmi i ri i James Bond,‘No Time to Die’. Edhe në këtë film Daniel Craig do të luajë rolin e agjentin sekret. Kjo është hera e pestë që Craig rrëmben rolin e merituar të personazhit më të preferuar të filmave aksion.


Ndërkohë një emër i ri por jo më pak i famshëm i është bashkuar kastit të aktorëve të filmit. Bëhet fjalë për Rami Malek, 37 vjeç, i cili do të ketë rolin e personazhit negativ, kundërshtarit të Bond dhe ka premtuar se nuk do t’ia bëjë edhe aq të lehtë misionin agjentit 007.


Emra të tjerë që do t’i bashkohen kastit janë: Dali Benssalah, Lashana Lynch, Ana De Armas, David Dencik dhe Billy Magnussen. Ndërkohë, nuk do të mungojnë ikonat e filmit, Ralph Fiennes, Lea Seydoux, Naomie Harris, Ben Ëhishaë, Rory Kinnear dhe Jeffrey wright.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: