Aron Ramsey është një futbollist i Juves por mbetet për tu përcaktuar se kur do të zbarkojë në Torino. Mesfushori uellsian ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me “Zonjën” por Max Allegri shpreson ta këtë menjëherë në dispozicion e jo në qershor kur ishte parashikuar.

T’ia marrësh Aresnalit në këtë merkato nuk është aspak e lehët por Paratici do të bëjë dhe një tentativë të fundit për ti bërë një dhuratë trajnerit i cili sapo fitojë trofeun e tij të dhjetë në krye të Juventusit. “Topçinjtë” kërkojnë 20 milion euro, një shifër absurde për një lojtarë i cili ne verë do të largohet me parametra zero, përjashto këtu 9 milion euro që shkojnë komision për agjentët. Drejtori sportiv i Juves ka theksuar në më shumë se një herë se Ramsey do të vij në fund të sezonit por do të provojë deri në fund për ta pasur në Torino që tani.

Paratici shpreson shumë që Arsenal të bëjë një skonto ose të gjejë në këtë merkato një zëvendësues për Ramsey. Londinezët kërkojnë shërbimet e Dennis Suarez dhe nëse mesfushori i Barcelonës do të vihet në dispozicion të trajnerit Emery, atëherë do të ishte me e lehtë që Ramsey të vesh menjëherë fanellën e Juventusit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb