KOSOVË

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se nuk tërhiqet nga qëndrimet e mbajtura prej tij  për përfaqësuesen e BE-së, Frederica Mogherini, kur tha se ajo ka shkaktuar trauma në rajon dhe ka devijuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga Samiti i Berilinit me 29 prill, shefi i qeverisë tha se do të mbajë gjithmonë këtë qëndrim kur në tryezë dhe objekt bisede është interesi kombëtar.

“Takimi i bie që është nga kancelaria Merkel. Për ne nuk ka vërejtje se kush merr pjesë në këtë takim. Nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimet tona sa i përket saj që i kam thënë Mogherinit. Kam pas me ia thënë Mogherinit dhe në të kaluarën dhe do ia them sa herë të jetë nevoja për të mbrojt të drejtën e vendit tim. Diskutimi për kufij, territore ka qenë gabim, ka mundur ta destabilizoj rajonin është mirë që është tejkalua ajo, dhe nuk është mirë me mbajt gjallë këtë temë sepse veç e destabilizon rajonin”, theksoi ai.

Kryeministri tha se retorika e tij nuk është personale me Mogherinin, por kritikat bazohen tek materia, e cilas sipas tij ka qenë e gabuar.

“S’kam vendim kush e udhëheq. Kam vendim në parimet e dialogut. S’kam asgjë kundër Mogherinit, por kundër asaj se si është kthyer dialogu, pra me materien e diskutimit”, tha Ramush Haradinaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb