KOSOVA

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë vaksinën ndaj COVID-19. Ai ka zgjedhur një vend të veçantë për të marrë dozën e parë, duke zgjedhur institucionin e QKMF ‘’Adem Ukëhaxhaj’’ në Deçan që menaxhoi krizën e helmimi të mbi 2 mijë qytetarëve.

Ndërkohë ai ka bërë thirrje që të vaksinohen të gjithë që të mbrohen ndaj COVID-19.

 

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Në kuadër të përballjes me virusin Covid19, sot u vaksinova me shpresë që të mbrohemi dhe të kemi sa më pak infeksione në vend.

Për vlerësim dhe mirënjohje të lartë për punën e palodhshme të QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, veçanërisht gjatë menaxhimit të krizës së helmimit të mbi 2000 qytetarëve, dozën time të parë të vaksinës Pfizer-BioNTech e mora pikërisht në këtë institucion shëndetësor.

Vaksinohu edhe ti. Mbroj veten dhe të tjerët!

RH

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb