Kreu i AAK-së e ish-kryeministri Ramush Haradinaj tashmë e ka bërë traditë që ditët e festave të i nis me Policinë e Kosovës. Ai ka vepruar njësoj edhe sot në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai ka publikuar disa fotografi në “Facebook” ku iu ofron efektivëve ujë, çaj e fruta të thata, teksa ka uruar për festën.

“Mirëmëngjes! 13-vjetori i Kosovës së pavarur. Urime!”, ka thënë ai.

Haradinaj Fb
Haradinaj Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb