KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se e mirëpret në partinë e tij këngëtarin e njohur shqiptar, Labinot Tahirin.

Sipas tij, këngëtari ferizajas është një person që interesohet për hallet e qytetarëve të vendit.

“E çmoj shumë, e kam mik Labin dhe e shoh si njeri me vlera. Është një person që interesohet për çështjet që i preokupon qytetarët e vendit. E kam përjetuar edhe vet se kam pas rast me fol se a mund të bëhet ai pjesë e politikës por ne e mirëpresim Labin”, është përgjigjur Haradinaj në pyetjen e “Zërit”.

Nga ana tjetër, këngëtari ditë më parë në një prononcim ka thënë se nuk e ka ndërmend për momentin t’i bashkohet asnjë partie. Megjithatë, ai është shprehur se e çmon punën e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: