KOSOVA

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur kundër masave të ashpra dhe shtrënguese për kufizimin e lëvizjes dhe bizneseve.

Sipas Haradinajt këto masa janë të panevojshme pasi vetëm Kosovë ka treguar se është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë me ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Haradinaj pret nga Kuvendit të miratojë paketën e rimëkëmbjes ekonomike dhe lehtësirat fiskale.

 

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ ·

Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë. Javëve të fundit, ndërgjegjësimi i qytetarëve po jep rezultate të mrekullueshme.
Edhe më tutje mbes me qëndrimin se kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe bizneseve është i panevojshëm. Sëmundja do mposhtet me kulturën tonë për të jetuar me të, duke bërë kujdes e duke ruajtur shëndetin tonë dhe të tjerëve.
Pres që Kuvendi i Kosovës të miratojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe uljen e tatimeve për bizneset, e masa të tjera të nevojshme.
Unë besoj që vendi ynë do të rimëkëmbet. Me politika të drejta, mobilizimin tonë, bizneseve, diasporës dhe përkrahjen e aleatëve.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj.

RH

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb