KOSOVË

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, i cili për “Washington Post”  foli për mundësinë e heqjes së tarifës për mallrat serbe.

Me nota humori, shefi i qeverisë kosovare theksoi se nuk i ka parë dhe lexuar deklaratat e Thaçit. Mes tjerash ai pohoi se ka një admirim për Thaçin dhe qeveria e tij di të merrte me detyrat dhe obligimet që ka ndaj qytetarëve.

“Për presidentin me keni zënë ngusht, se si kam parë këto intervista. Nuk kam koment. Ne e duam shumë presidentin. Ne jemi Qeveria, i kryejmë punët tona”, ka thënë Haradinaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb